
Që prej vitit 2009, Shoqëria MAN ALBANIA ka ekskluzivitetin për shitjen e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit nga MAN Truck & Bus SE. (Gjermani)
Ekipi ynë me përvojë është këshilltari juaj në çdo moment.
Jemi 24/7 të gatshëm të ofrojmë asistencë dhe t’ju rekomandojmë më të mirën e mundshme sipas kërkesave tuaja.
Konceptimi i ndërtesës së MAN, servisit, sallonit të automjeteve, aparaturave dhe kualifikimi i personelit, është bërë sipas standartave të MAN SE. (Gjermani)
Duke patur parasysh cilësinë e automjeteve që ofrojmë, çmimet e shitjes së tyre dhe shërbimin tonë, parashikojmë që automjetet MAN nga viti në vit të shtohen në tregun shqiptar.
Kemi të vetmin servis të liçensuar dhe të besueshëm për mirëmbajtjen & riparimin e automjeteve MAN.
Në servisin tonë marrin shërbime jo vetëm automjetet MAN të shitura nga Shoqëria jonë, por edhe nga ato që klientë të ndryshëm i kanë blerë jashtë Shqipërisë.