Transport për distanca të largëta

KAMIONËT MAN

Man truck-1 slider

MAN TGX ku eficenca takon elegancën.

Energjik dhe efikas, MAN TGX është automjeti i cili vazhdimisht sjell risi përsa i përket kërkesave të transportit, që nga konsumi i ulët i karburantit  dhe deri tek komoditeti që i jep shoferëve për të drejtuar një automjet të tillë.

Me MAN TGX  nuk ka rëndësi  nëse jeni duke ecur në autostradë apo në një rrugë shumë të vështirë,  sepse falë versioneve të motorit dhe teknologjisë të përshtatur në mënyrë të përkryer, ai është krijuar  për t’ju përgjigjur kërkesave tuaja në biznesin e transportit.

Zgjidh MAN për transport me distanca të largëta

1

TGX

Seria e re TGX  është automjeti që vjen përherë me standarte të reja për transportin kombëtar dhe ndërkombëtar. I quajtur automjeti i risive, ai plotëson të gjitha kërkesat  përsa i përket motorit, efikasitetit dhe modelit (dizajnit).

2

TGX D38

Efikasiteti përmbush performancën: MAN TGX D38

Kamioni i ri me fuqi të lartë, për të sfiduar distancat e gjata për transport ndërkombëtar.

Elementi kryesor i këtij automjeti është energjia dhe motori ekonomik me gjashtë cilindra D38 dhe me zhvendosje prej 15.2 litra.

Kjo njësi e energjisë shtrihet në gamën e modelit TGX në klasat HP 540, 580 dhe 640.

3

TGX EfficientLine 3

Motori dhe kutia e ingranazheve e bëjnë MAN TGX EfficentLine 3 kampion të kursimit të karburantit.

TGX EfficientLine 3 është automjeti i përsosur për të rrespektuar rregullat mjedisore dhe standartet e vendosura për transporte të ndryshme të certifikuara.

4

MAN TGS

I fortë, ekonomik dhe automjet i sigurtë, MAN TGS është i krijuar posacërisht për transporte të gjata ndërkombëtare dhe kombëtare.

Nëpërmjet paketave të pajisjeve që përmban ky automjet  dallohet për fuqinë tërheqëse dhe për kursimin e karburantit.

5

TGS WW

Performancë mbreslënëse, ekonomik dhe i sigurtë, këto dhe shumë të tjera janë karakteristikat e MAN TGS WW.

Ky automjet është i përshtatshëm gjithashtu dhe për rrugë qyteti sepse është i certifikuar me sistemin EURO 4.

6

Kamionë MAN “Made in Brazil”

I krijuar për të optimizuar dhe përmbushur nevojat specifike të transportit rrugor të vendeve në zhvillim, tek MAN “Made in Brazil” është përdorur teknologjia e shkëlqyer gjermane.

Me 12 motorë elektronike ekskluziv MAN D 26 me gjashtë cilindra dhe 440 HP, dhe me sistem EURO 5, ky kamion është mjeti i duhur për trasportin e tonazheve  të rënda.