Autobusi i Ri i Qytetit MAN LIONʼS CITY E

fullwidth_teaser_emobility_width_2048_height_741

Autobusi i Ri i Qytetit MAN LIONʼS CITY E

Ne mburremi për teknologji të lartë, efikasitet ekologjik dhe një dizajn novator.

MAN LIONʼS CITY E është autobusi i cili vendos në lëvizje të ardhmen e qyteteve.

Qytetet mund të marrin frymë lirisht. MAN LIONʼS CITY E plotësisht elektrik, është në qarkullim.

Transporti publik modern po përballet me një mori sfidash. Vëllimi i trafikut është në rritje, ndërsa ligjet që rregullojnë kufijtë e ndotësve po bëhen gjithnjë e më të rrepta. Një qytet mund të përmirësojë imazhin e tij dhe cilësinë e jetës që u ofron banorëve të tij duke ndërmarrë veprime për të zvogëluar emetimet e ndotësve dhe zhurmës deri në minimumin absolut përmes sistemit të transportit publik. MAN Lion’s City është autobusi i përsosur për të shtuar cilësinë e jetës në qytet. Plotësisht elektrik. Zero ndotje. Ju mund të përfitoni nga teknologjia inovative e këtij autobusi dhe karakteristikat e reja që ofron.

Ne ecim përpara me teknologji inovative, efikasitet mbresëlënës, dizajn modern dhe rehati në udhëtim.

man4

Ne e shohiom të ardhmen të pastër dhe pa ndotje

Nëse e mendoni qytetin tuaj të pastër, niseni me autobusët MAN.

Falë kapacitetit të tij jashtëzakonisht të lartë të baterisë, autobusi i qytetit MAN Lion’s ju ofron një rrugëtim të besueshëm nga 200 km deri në 270 km rrugë me një cikël karikimi.

Rezervat e karikimit e bën autobusin e qytetit MAN Lion’s E fleksibël dhe të besueshëm në cdo rrugë cka nuk pengon shpejtësinë, temperaturat e ajrit të kondicionuar etj.

man3

Zero emetime të ndotësve

Falë motorit qëndror elektrik dhe të optimizuar, MAN Lion’s City E mahnit me punën e tij të pastër dhe eleminimin e plotë të zhurmave. Dizajni modular i konceptit të automjetit jo vetëm që ofron besueshmëri, lehtësi në mirëmbajtje dhe efikasitet në kostos, por gjithashtu garanton përdorimin e teknologjisë më të fundit të baterisë gjatë gjithë kohës së përdorimit.

man5

Dizajn modern

E ardhmja zbulon anën e saj më tërheqëse: Me shkëlqimin e jashtëm dhe formën dalluese, bëjmë që autobusët e familjes MAN të dallohen lehtësisht në rrugët e qytetit. Dizajni Smart Edge i jep autobusit MAN Lion’s E pamje mbresëlënëse. Panelet e mëdha, të kornizuara nga elementë të një stili elegant me kuben e optimizuar të çatisë së përparme dhe aerodinamika , i japin autobusit  karakterin e fortë.

man2

Ambient për tu ndier si në shtëpi

Dizajni i brendshëm modern fton pasagjerët në një atmosferë miqësore, dhe impresionon me komoditetin që ofron.

Duke pozicionuar sistemin e baterisë në çati dhe duke hequr kullën e motorit, pasagjerët përfitojnë katër vende shtesë dhe një hapsirë të brendshme shumë më të bollshme se autobusët e tjerë.

MIRË SE VINI NË NJË TË ARDHME ME ZERO-NDOTJE.

“RRUGËTOJMË SËBASHKU ME TË ARDHMEN E TRANSPORTIT TË QYTETIT MAN LION’S CITY”

Man1