
MË SHUMË ALTERNATIVA PËR TË LËVIZUR. Autobusi i ri MAN Lion’s City G. Udhëheq rrugët me efikasitet dhe pa krijuar ndotje.
Autobusi i Ri i Qytetit MAN Lion’s City G.
Modelet e reja të autobusëve të qytetit MAN Lion’s City G dëshmojnë se si dizajni i tyre është i pagabueshëm kur kombinohet kursimi dhe komoditeti në transport.

ALTERNATIVA MË EKOLOGJIKE
Në çdo qytet të botës, trafiku është në rritje, si dhe sfidat që lidhen me të. Ligjet që rregullojnë kufijtë e ndotësve për transportin modern po bëhen gjithnjë e më të rrepta. Një qytet modern mund të përmirësojë imazhin e tij dhe cilësinë e jetës që u ofron banorëve të tij duke ndërmarrë veprime për të zvogëluar emetimet e ndotësve dhe zhurmës nga sistemi i transportit publik. Autobusi i ri MAN Lion’s City G ofron teknologjinë më të mirë alternative për të zvogëluar gjurmët tuaja të CO2. Ju nuk do të përfitoni vetëm nga përvoja jonë si lider i tregut dhe teknologjisë në fushën e sistemeve të drejtimit me gaz natyror, por edhe nga shumica e kushteve kryesore që autobusët e fundit të qytetit duhet të plotesojnë.
Me MAN Lion’s City G ecim drejt të ardhmes me teknologji inovative, efikasitet mbresëlënës, dizajn modern dhe rehati të papërsëritur.

Dizajn i provuar dhe i testuar në lëvizje
Me formën e tij të sofistikuar dhe modelin e veçantë, autobusi dallohet menjëherë si një anëtar i familjes së madhe të autobusëve të qytetit MAN Lion’s City. Pjesa e përparme e tij me cilësi të lartë – dritat ikonike LED, paneli i zi dhe shiriti i kromit – të mahnisin që me shikimin e parë. Pjesa e përparme e xhamit e ulur optikisht – dhe pjesa e pasme e saj e mrekullueshme – nënvizojnë karakterin novator të autobusit.
I kuruar deri në detaj ky është autobusi perfekt për të ardhmen e qyteteve.

Përdorimi optimal i hapësirës së bollshme
Pjesa e brendshme e kamionit ofron rehati maksimale. Falë ndriçimit të ambientit LED të errët, drita vjen nga lart, duke ju dhënë ndjesinë e një burimi natyror drite. Kombinimi i hijeve të lehta dhe të errëta gjithashtu hapsira e plotë e brendshme është shumë e këndshme për syrin. Pjesa e brendshme është realizuar në mënyrë të përkryer. Shoferit i ofrohet një ndenjëse e gjerë sipas një koncepti inovativ, e thjeshtë për t’u pastruar dhe për t’u mirëmbajtur.

Me MAN Lion Ctiy G ecim drejt një të ardhmje pa ndotje mjedisore
Autobusi i qyteteit MAN Lion’s City G është, thjeshtë një zgjidhje më e pastër per lëvizshmërinë e përditshme. Ai kombinon efikasitetin e gazit natyror duke siguruar një sistem levizje që eleminon ndotjet mjedisore. Motori me gaz i prodhuar së fundmi, ofron fuqi më të madhe në raport me përmasat e tij dhe mund të kombinohet lehtësisht me sistemin MAN EfficientHybrid. Është autobusi më miqësor ndaj mjedisit me një dizajn konvencional dhe emetime minimale të zhurmës.

Autobusi i Ri i Qytetit MAN Lion’s City G është i përkryer për t’u bërë zgjidhja e transportit të së ardhmes për qytete më të pastra.
Autobusi i Ri i Qytetit MAN, i pastër dhe efikas, duke udhëhequr rrugën.

ALTERNATIVA QË I OFRON NJË VLERË TË SHTUAR TRANSPORTIT PUBLIK.
