Man Lion’s City
Autobusi i përsosur i qytetit

Pamje tërheqëse dhe efikasitet maksimal të kostos
Përsosmëria nuk ndodh brenda natës – kërkon kohë. Koha është saktësisht ajo që morëm gjatë projektimit të autobusit të ri të qytetit MAN Lion’s City dhe bashkë me të kemi krijuar diçka vërtet mbresëlënëse.
Risi të shumta teknike brenda dhe jashtë, si dhe një dizajn i ri, e bëjnë gjeneratën e re të autobusit të qytetit shoqëruesin tuaj të përsosur.
Përvoja jonë siguron që ky autobus të përshtasë hapësirën e autobusit me nevojat e pasagjerëve dhe drejtuesit të mjetit.
Ky autobus është kombinimi i përsosur ndërmjet teknologjisë inovative, dizajnit modern, dhe kostos efektive të karburantit.
Pikat kryesore për efikasitetin e përsosur të kostos:
- Ulja e peshës me 850kg rrit kapacitetin e pasagjerëve
- Motori i ri 9 litra D15 rrit efikasitetin
- Fenerët e plotë LED me një jetë më të gjatë shërbimi
- Dizajn i ri i brendshëm dhe i jashtëm
- Përmirësimi i vendit të drejtuesit të mjetit, lehtë për të pastruar dhe mirëmbajtur

Dizajn klasik dhe modern
Autobusi i qytetit MAN bën përshtypje me modelin e ri, megjithatë mbetet pa dyshim një autobus “Luan”.
Materialet me cilësi të lartë sigurojnë një pamje të këndshme për syrin.
Pjesa e përparme me cilësi të lartë, paneli i zi, simboli dallues i luanit, xhami anësor me pjerrësi vizuale, krijojnë një pamje klasike dhe moderne.
I përkryer për çdo kërkesë
Modelet e MAN Lion’s City janë të ndryshme dhe gjatësitë e tyre përshtaten me kërkesat e klientëve.
Versioni prej 12 m nuk ka nevojë për një bosht qëndror dhe ka një peshë 10,882 kg.
Praktik, modern, i rehatshëm!

Dy autobusë më të gjatë dhe më të rehatshëm
Autobusi i gjatë prej 18 metra sëbashku me boshtin qendror ka një peshë 15,566 kg dhe është i pajisur me nyjën inovative të drejtimit MAN.
Përbërja e aluminit lejon një kënd deri në 53.5° dhe elementët e tjerë, bëjnë që ky autobus të jetë i lehtë pë t’u drejtuar nga çdo drejtues mjeti.

I projektuar në mënyrë ergonomike
Përshtatje e menjëhershme me këtë autous!
Kabina e projektuar në mënyrë të përsosur përfshinë një koncept të sofistikuar të ruajtjes për pajisjet e drejtuesit të mjetit.
Kabina drejtuesit të mjetit është pozicionuar 110 mm më lart në platformë, dhe ndenjësja më e gjerë dhe e rehatshme ofrojnë një komoditet të shtuar.

Atmosferë tërheqëse, e këndshme
Pjesa e brendshme e autobusit të ri të qytetit MAN ështe tepër tërheqëse.
Dizajni modern i brendshëm fton pasagjerët në një hapesire të gjerë dhe miqësore, duke e bërë atë maksimalisht të rehatshme.
Ndriçimi i ri LED i ambientit kombinuar me dritën natyrale që vjen nga lart krijon një efekt të këndshëm ndriçimi.
Kushtet e brendshme të MAN Lion’s City, bëjnë të jetë i lehtë për t’u pastruar dhe për t’u mirëmbajtur.

Autobus inovativ
Autobusii i ri i qytetit MAN Lion‘s City është i pajisur me elementë të përkryer për të përmbushur kërkesat e sotshme dhe të ardhshme të transportit publik, falë risive të shumta teknike.
Fenerët e plotë LED
Fenerët e plotë LED në pjesën e përparme dhe të pasme shkëlqejnë me dizajn modern, dhe cilësia maksimale e dritës siguron shkëlqim të lartë dhe siguri, duke ulur keshtu dhe kostot e mirëmbajtjes.

I lehtë dhe i sigurtë në manovrim!
MAN Lion’s City arrin manovrim optimal duke patur një pezullim të pavarur i cila lejon lëvizjet praktikisht të pavarura në secilën anë të automjetit.

Peshë më e lehtë, falë ndërtimeve speciale
Struktura e sofistikuar e trupit e bën këtë autobus pothuajse 500 kg më të lehtë.
Kjo është bërë e mundur nga ndërtimi i moduleve të çatisë prej alumini.

Motor i fuqishëm dhe i certifikuar
Me motorin e ri D15, ky autobus dominon në rrugë me fuqi të plotë.
Ai bën përshtypje me një koncept të sofistikuar: një model motori për të gjithë autobusët e qytetit si dhe një sistem përpunimi për gazin e shkarkuar.
Motori me 9 litra, ka një gamë të performancës prej 280 deri në 360 HP, duke përmbushur kështu çdo kërkesë të klientëve.
Ekuilibri i përsosur midis peshës, madhësisë, performancës dhe konsumit, e bëjnë MAN D15 ideal për të gjitha kërkesat e transportit publik.

Shërbimet MAN. Autobusi juaj MAN në duart më të mira.
Cilësia maksimale e shërbimit të automjeteve dhe disponueshmëria e përhershme – ky është premtimi ynë për ju. Me një portofol të gjerë shërbimesh, ne ofrojmë mbështetje 360 ° që është efikase dhe e besueshme.
Shërbimet në serviset MAN, ofrojnë zgjidhje të përshtatshme për të optimizuar funksionimin e automjeteve tuaja.
Ne ofrojmë gjithçka që ju nevojitet me cilësi dhe garanci!

Shërbimet MAN
- Cilësi më e lartë: garanci – dy vjecare në shërbimin dhe pjesët e MAN.
- Pjesë origjinale MAN: cilësi të lartë, jetë të gjatë shërbimi dhe disponueshmëri
- Pjesë ekoline origjinale MAN: kurseni shumë dhe mbroni mjedisin me pjesët origjinale të MAN
- Vaji origjinal MAN: Vajrat origjinale MAN janë provuar pë të ofruar mbrojtje optimale kundër konsumit dhe kështu kontribuojnë në uljen e kostove të përgjithshme të funksionimit.
- Kontrata Shërbimi MAN: marrëveshjet e shërbimit që mbulojnë detyrat e shërbimit dhe inspektimit në orarin e mirëmbajtjes. Në varësi të opsionit shtesë, mund të përfshihen module të ndryshme si menaxhimi i kontratës, garancia e makinës etj
MAN Top Used
Automjetet e përdorura: përzgjedhje e madhe e automjeteve të përdorura me cilësi të lartë dhe nga të gjith llojet e autobusëve
Shërbim i lartë: cilësi më të lartë, shërbim këshillimor i lartë, përzgjedhje e lartë, financim i lartë,
Shërbimet kryesore: përfshirë garancinë e automjeteve të përdorura, financimin e tyre
Të dhënat teknike
MAN Lion’s City 12C:
Përmasat e automjeteve
Gjatësia 12,185 mm
Gjerësia 2,550 mm
Lartësia (përfshirë kondicionerin) 3,055 mm
Lartësia me MAN EfficientHybrid 3,110 mm
Distanca aksiale 6,005 mm
Rrezja e rrotullimit 10,747 mm
Motori
D1556 LOH
Motori me naftë me 6 cilindra në linjë
të instaluar vertikalisht
Vëllimi: 9,037 cm³
Fuqia në dalje: 206 kW (280 HP)
Max momentit të përdredhjes: 1,200 Nm
Vëllimi: 9,037 cm³
Fuqia në dalje: 243 kW (330 HP)
Max momentit të përdredhjes: 1.400 Nm
Vëllimi: 9,037 cm³
Fuqia në dalje: 265 kW (360 HP)
Max momentit të përdredhjes: 1.600 Nm
Kutia e shpejtësisë
Voith DIWA.6
Kutia e shpejtësië e automatizuar me 4 shpejtësi
ZF EcoLife
Kutia e shpejtësië e automatizuar me 6 shpejtësi
Të përgjithshme
Kapaciteti i pasagjerëve
Max. 37 ulëse pasagjerësh (me dy dyer)
Max. 33 ulëse pasagjerësh (me 3 dyer)
Max. Kapaciteti i pasagjerëve: 114
Pesha totale e lejuar
19.500 kg
Kapaciteti i rezervuarit të karburantit
175 l – 350 l

MAN Lion’s City 18C:
Përmasat e automjeteve
Gjatësia 18.060 mm
Gjerësia 2,550 mm
Lartësia me kondicioner 3,055 mm
Lartësia me MAN EfficientHybrid 3,110 mm
Distanca aksiale e përparme 5.200 mm
Distanca aksiale e pasme 4,903 mm
Rrezja e rrotullimit: 12.500 mm
Motori
D1556 LOH
Motori me naftë me 6 cilindra në linjë
të instaluar vertikalisht
Vëllimi: 9,037 cm³
Fuqia në dalje: 243 kW (330 HP)
Max momentit të përdredhjes: 1.400 Nm
Vëllimi: 9,037 cm³
Fuqia në dalje: 265 kW (360 HP)
Max momentit të përdredhjes: 1.600 Nm
Kutia e shpejtësisë
Voith DIWA.6
Kutia e shpejtësië e automatizuar me 4 shpejtësi
ZF EcoLife
Kutia e shpejtësië e automatizuar me 6 shpejtësi
Të përgjithshme
Kapaciteti i pasagjerëve
Max. 49 ulëse pasagjerësh (me 3 dyer)
Max. 45 ulëse pasagjerësh (me 2 dyer)
Max. Kapaciteti i pasagjerëve: 152
Pesha totale e lejuar
28.000 kg
Kapaciteti i rezervuarit të karburantit
245 l – 350 l
