MAN Lion’s Intercity

Zgjidhja perfekte për udhëtime ndërqytetase

Intercity 1

Vendosja e standardeve të reja: MAN Lion Intercity

A dëshironi të shihni një autobus ndërqytetas në rrugë i cili është i pajisur me luks, por edhe ekonomik? MAN ka zgjidhjen për ju!

Autobusi ndërqytetas MAN kombinon komoditetin e klasit të parë me funksionalitet të lartë dhe siguri të jashtëzakonshme.

Ai vendos standarde me modelin e tij të mrekullueshëm, aerodinamikën, efektshmërinë dhe karakteristikat e shkëlqyera të drejtimit.

Konsumi i karburantit dhe kostot e ulëta në cdo rast riparimi, do të përmirësojnë ndjeshëm buxhetin tuaj.

Autobusi ndërqytetas MAN Lion është i mirëpërcaktuar për udhëtime shumëfunksionale ndërqytetase.

Fitues i shumë cmimeve ky autobus ka impresionuar vlerësuesit e kësaj fushe me modelin e tij unik, linjat e qarta dhe proporcionet e balancuara në mënyrë të përkryer.

Intercity 2

Autobusi Ndërqytetas MAN është në lëvizje në rrugët e gjithë botës, për të treguar besueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e tij.

Falë shkallës së lartë të fleksibilitetit në lidhje me konfigurimin dhe variantet e kapacitetit, autobusi ndërqytetas MAN mund të projektohet për t’u përdorur si një autobus ndërqytetas, në transportin e linjave të rregullta ose si autobus shkollor.

Ky autobus është dizenjuar me hapësira komode për karriget me rrota dhe me rafte të bollshme të bagazheve.

Standardet e larta të cilësisë MAN sigurojnë që autobusi të jetë i pajisur në mënyrë optimale me të gjitha aplikacionet dhe paisjet e nevojshme.

Autobusi ndërqytetas MAN bën të mundur udhëtime të rehatshme, impresionon me konsumin e ulët të karburantit, rezistencën ndaj ajrit, lehtësinë e mirëmbajtjes dhe kohën e shkurtër të riparimit.

Intercity 3

I rehatshëm për pasagjerët, ergonomik për shoferin – dhe shumë praktik për pronarin e biznesit: hapësira e brendshme e Autobusit Ndërqytetas MAN plotëson të gjitha kërkesat.

I am raw html block.
Click edit button to change this html

Me Autobusin ndërqytetas MAN, rehatia nuk është më një luks.

Kushdo që hyn në brendësinë e ketij autobusi dhe ulet në ndenjëset e reja do të ndiejë komoditetin dhe ambijentin miqësor që ai ofron.

Ndenjëset e autobusit ndërqytetas MAN përvecse janë shumë të rehatshme për cdo pasagjer, janë edhe shumë të lehta për tu pastruar.

Sistemi efikas i ngrohjes me ajër të kondicionuar krijon një mjedis të këndshëm.

Autobusi ndërqytetas MAN është shumë praktik sepse ofron: platformë të këmbyeshme, ashensor për karriget me rrota, raft bagazhi dhe shumë lehtësira të tjera.

Vendi i shoferit i dizenjuar për përdorim në transportin ndërqytetas të pasagjerëve ofron kushtet më të mira të punës.

Si një ndër autobusët më bashkëkohor në qarkullim ai i ofron shoferëve:

Kabinë të përshtatshme dhe të rehatshme, timon multifunksional, teknologji për një udhëtim të sigurt dhe ekrane me ngjyra.

Intercity 4
Intercity 5

Shërbimet MAN. Autobusi juaj në duart më të mira.

Cilësia maksimale e shërbimit të automjeteve dhe disponueshmëria e përhershme – ky është premtimi ynë për ju. Me një portofol të gjerë shërbimesh, ne ofrojmë mbështetje 360 ° që është efikase dhe e besueshme.

Shërbimet në serviset MAN, ofrojnë zgjidhje të përshtatshme për të optimizuar funksionimin e automjeteve tuaja.

Ne ofrojmë gjithçka që ju nevojitet me cilësi dhe garanci!

Intercity 6

Merrni sigurinë me vete në udhetim

Në Autobusin ndërqytetas MAN, udhëtimet janë një kënaqësi nga fillimi në fund.

Me karakteristikat më gjithëpërfshirëse të sigurisë në segmentin e tij, autobusi ndërqytetas është i pajisur në mënyrë optimale për situata kritike të drejtimit. Për përdorim si autobus shkollor,ofron një nivel shumë të lartë sigurie si domosdoshmëri absolute.

Ai është i pajisur me programin e stabilitetit elektronik, sistemin elektronik të frenave me sistemin e integruar të frenimit anti-bllokues, rregullatorin anti-gabim dhe ndihmësin e frenave.

Dritat automatike të paralajmërimit të rrezikut për frenimin e urgjencës, monitorimi i presionit të gomave përmes kamerës së pasme dhe plotësimi i standardit ECE R66.02 janë karakteristika shtesë që rrisin nivelin e sigurisë së pasagjerëve.

Intercity 7

Karakteristikat e veçanta të sigurisë:

Siguria operacionale falë kabinës ergonomike, rreziku i gabimeve të funksionimit është minimizuar.

Rripa sigurie me 3 pika të disponueshme për të gjitha vendet.

Izolimi shumë i efektshëm për mbrojtjen nga zjarri midis ndarjes së motorit dhe zonës së pasagjerit parandalon përhapjen e një zjarri që fillon në ndarjen e motorit.

Sistemi i shuarjes së zjarrit.

Ndihmësi i frenave emergjent, EBA, LGS, ACC (opsionale).

Lëvizshmëri pa pengesa përmes ashensorit të sigurt.

Intercity 8

Vende me rrip sigurie dhe dorezë kapëse

Intercity 9..

Të dhënat teknike

Autobusi Ndërqytetas (R60)

Përmasat e automjeteve

Gjatësia 12,280 mm

Gjerësia 2,550 mm

Lartësia (përfshirë kondicionerin) 3,400 mm

Distanca aksiale 6.000 mm

Rrezja e rrotullimit 20.960 mm

Motori

MAN D 0836 LOH Common Rail

Motori me naftë me 6 cilindra të instaluar vertikalisht

Vëllimi: 6,900 cm3

Fuqia në dalje: 213 kW / 290 kf,

Max momentit të përdredhjes: 1,100 Nm

Kutia e shpejtësisë

Kutia e shpejtësisë me 6 shpejtësi manuale

Kutia e shpejtësisë 4 shpejtësi automatike

Kutia e shpejtësisë 6 shpejtësi automatike

Sistemi i drejtimit

Frenat

Sistemi i frenave EBS (Electric Break System), frenat e diskut në të gjitha rrotat

Të përgjithshme

Sedilje

Max 55+1 vende pasagjerësh

Hapësira e bagazhit

Max 5.4 m3

Intercity 10

Autobusi Ndërqytetas (R61)

Përmasat e automjeteve

Gjatësia 13.054 mm

Gjerësia 2,550 mm

Lartësia (përfshirë kondicionerin) 3,400 mm

Distanca aksiale 6.774 mm

Rrezja e rrotullimit 22.860 mm

Motori

MAN D 0836 LOH Common Rail

Motori me naftë me 6 cilindra të instaluar vertikalisht

Vëllimi: 6,900 cm3

Fuqia në dalje: 213 kW / 290 kf,

Max momentit të përdredhjes: 1,100 Nm

Kutia e shpejtësisë

Kutia e shpejtësisë me 6 shpejtësi manuale

Kutia e shpejtësisë 4 shpejtësi automatike

Kutia e shpejtësisë 6 shpejtësi automatike

Sistemi i drejtimit

Frenat

Sistemi i frenave EBS (Electric Break System), frenat e diskut në të gjitha rrotat

Të përgjithshme

Sedilje

Max 59+1 vende pasagjerësh

Hapësira e bagazhit

Max 6.7 m3

Intercity 11

Autobusi Ndërqytetas (R62)

Përmasat e automjeteve

Gjatësia 13.254 mm

Gjerësia 2,550 mm

Lartësia (përfshirë kondicionerin) 3,400 mm

Distanca aksiale 6.974 mm

Rrezja e rrotullimit 23.380 mm

Motori

MAN D 0836 LOH Common Rail

Motori me naftë me 6 cilindra të instaluar vertikalisht

Vëllimi: 6,900 cm3

Fuqia në dalje: 213 kW / 290 kf,

Max momentit të përdredhjes: 1,100 Nm

Kutia e shpejtësisë

Kutia e shpejtësisë me 6 shpejtësi manuale

Kutia e shpejtësisë 4 shpejtësi automatike

Kutia e shpejtësisë 6 shpejtësi automatike

Sistemi i drejtimit

Frenat

Sistemi i frenave EBS (Electric Break System), frenat e diskut në të gjitha rrotat

Të përgjithshme

Sedilje

Max 63+1 vende pasagjerësh

Hapësira e bagazhit

Max 5.7 m3

Intercity 12