Motori MAN & Komponentët

M_motor_width_1268_height_470

Motorë të efektshëm me naftë dhe gaz

Motorët MAN – për cdo sektor  MAN Truck & Bus – zhvillon, prodhon dhe shet një gamë të gjerë motorësh të efektshëm me naftë dhe gaz të cilët përdoren në shumë industri. Motorët MAN nuk janë të instalur vetëm në kamionë dhe autobusë të prodhuar nga MAN, ata përdoren  edhe për automjete tregtare të prodhuara nga furnitorët e tjerë.

Motorët MAN janë shumë të fuqishëm për automjetet e: prodhimit të energjisë, makineri bujqësore, automjete hekurudhore, anije detare dhe për automjete të qëllimeve të veçanta. Motorët e ofruar nga prodhuesi MAN variojnë nga 37 kW në 1,471 kW (50 HP në 2,000 HP), kjo mundësohet nga motorët në linjë me 4 dhe 6 cilindra dhe motorët në formë V me  8 – 12 cilindra.

Duke përdorur teknologjinë më të lartë, motorët MAN dallohen për efikasitet maksimal. Ata, arrijnë nivelet minimale të konsumit të karburantit, kanë dendësi të shkëlqyer të energjisë, cka i bën ata të besueshëm dhe jetëgjatë.