Efikasiteti i konfirmuar në testin TÜV: Gjenerata e Re e Kamionëve MAN kursen deri në 8.2% karburant

Në shkurt, MAN prezantoi para Gjeneratën e re të Kamionëve. Përveç fokusimit të lartë tek drejtuesi me një koncept të ri operativ, efikasiteti i karburantit ishte një përparësi kryesore zhvillimi. Konceptet e reja në drejtimin e automjeteve, aerodinamika dhe rritja e efikasitetit të MAN EfficientCruise e bëjnë Gjeneratën e re të Kamionëve MAN deri në 8.2% më ekonomike sesa gjenerata e mëparshme e automjeteve. TÜV Süd tani e ka konfirmuar këtë potencial kursimi në një provë.

 

  • Testi TÜV konfirmon kursimin e karburantit deri në 8.2% për Gjeneratën e re të Kamionëve MAN
  • Gjenerata e re e Kamionëve MAN edhe më efikase ndaj karburantit se seritë e mëparshme
  • Risitë në drejtimin e automjeteve, aerodinamika dhe MAN EfficientCruise e bëjnë Gjeneratën e re të Kamionëve veçanërisht ekonomike

Pas gjithsej 684 kilometrave, rezultati ishte i qartë: MAN TGX i ri 18.470 Euro 6d kërkonte mesatarisht 8.2% më pak karburant në 342 km autostradë në krahasim me MAN TGX 18.460, versioni i mëparshëm me gjeneratën e motorëve Euro-6c. Për të krahasuar sa më qartë  performancën e automjeteve, automjetet e provës shkëmbyen rimorkiot dhe shofertët midis dy turneve. Profili i autostradës përputhej me 90% të distancave të gjata në Evropë.

Kursimet reale të arritura në provën TÜV konfirmojnë kështu potencialin e kursimit të Gjeneratës së re të Kamionëve siç parashikohet nga MAN. “Kostot e ulëta të përgjithshme të automjeteve janë vendimtare për suksesin e klientëve tanë. Ne kemi zhvilluar vazhdimisht Gjeneratën e re të Kamionëve MAN me qëllim efikasitetin dhe ekonomizimin maksimal dhe ne i kemi arritur plotësisht qëllimet tona! Jemi shumë të kënaqur që kjo u konfirmua edhe në një test të kryer nga një organizatë e pavarur e testimit. Një falënderim i madh për të gjithë ekipin tonë, arritje e madhe, “tha Dr. Frederik Zohm, anëtar i Bordit Ekzekutiv për Kërkim dhe Zhvillim në MAN Truck & Bus, duke komentuar rezultatin e TÜV.

Göran Nyberg, Anëtar i Bordit për Shitje dhe Marketingu, shton: “Me gjeneratën e re të kamionëve ne po përmbushim premtimin për markën tonë për ‘Thjeshtimin e Biznesit’ në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi përqëndruar te drejtuesi i automjetit, si dhe drejtuesit e flotave, të cilët përfitojnë nga risitë e shumta.

Përmirësim i performaancës me diferencialin e ri me efikasitet të optimizuar

Baza për përmirësimin e vazhdueshëm të efikasitetit në krahasim me gjeneratën e mëparshme janë risitë e shumta teknike dhe përmirësimet e konceptit me të cilat po prezantohet Gjenerata e re e Kamionëve MAN. Për sa i përket pjesëve vitale, përfshihet jo vetëm gjenerata e re e motorit ekonomik Euro-6d por edhe diferenciali me efikasitet të optimizuar. Për ndjeshmërine në konsumin e karburantit në transportin e distancave të gjata, kutia e ndërrimit të shpejtësisë përmirëson në mënyrë ideale rendimentin motorit D26 Euro 6.

“Udhëtim dinamik” me MAN EfficientCruise e ri

Kontrolli i rrugës përmes GPS MAN EfficientCruise përputhet në mënyrë ideale me konfigurimin e automjetit dhe shpalos potencialin e tij të plotë, duke ofruar funksione edhe më të gjera me Gjeneratën e re të Kamionëve MAN. Ndjekja e rrugës në mënyrë dinamike, e mban motorin në rangun e ngarkesës me efikasitet të karburantit në terren të sheshtë duke alternuar vazhdimisht sipas ndryshimit të terrenit për të kursyer kështu karburantin. MAN ka optimizuar gjithashtu sistemin e kontrollit në distancë ACC për të shfrytëzuar sa më mirë fazat e lëvizjes. Për shembull, sistemi mban një distancë më të madhe nga automjeti përpara një kodre në mënyrë që të mund të shmanget pa pengesa sa më gjatë të jetë e mundur.

MAN i ri EfficientCruise gjithashtu merr parasysh më shumë se më parë infrastrukturën e trafikut të lidhur me itinerarin si rrethrrotullimet dhe kufijtë e shpejtësisë fikse në mënyrë që të zvogëlojë prodhimin e energjisë dhe kështu ta bëjë udhëtimin edhe më efikas.

Aerodinamika – dizajn i ri për efikasitet më të lartë

Përveç drejtimit të automjetit dhe MAN EfficientCruise, aerodinamika luan një rol të rëndësishëm në uljen e konsumit të karburantit në Gjeneratën e re të Kamionëve MAN. Për shembull, pasqyrat e jashtme më të holla sigurojnë një zonë më të vogël frontale dhe deflektorët e ajrit në pjesën e përparme përmirësojnë rrjedhën e ajrit në radiator dhe ndarjen e motorit. Zgjatja e deflektorëve të erës mbi dyer, ngadalëson rrjedhën anësore dhe në të njëjtën kohë zvogëlon ndotjen në këtë zonë. E ashtuquajtura perde e ajrit në qoshet e parakolpit optimizon rrjedhën përreth dhe përmes zonës së hyrjes. Spoilerët e rinj të çatisë dhe fletët anësore përfundojnë në mënyrë ideale përcjelljen e rrjedhës së ajrit nga kamioni në rimorkio.

MAN DigitalService ndihmon drejtuesit dhe kompanitë të kursejnë para

TÜV ka konfirmuar që Gjenerata e re e Kamionëve MAN mund të kursejë deri në 8.2% në transportin ditor, nëse drejtuesi i automjetit e di se si funksionojnë teknologjitë inovative dhe di si t’i përdorë ato. MAN ofron shërbime dixhitale të dobishme për këtë qëllim. Çdo automjet është i pajisur si standard me MAN Essentials, i cili siguron informacionin thelbësor të automjeteve dhe mundëson vlerësimin themelor të të dhënave të drejtimit. Duke u bazuar këtu, opsioni MAN Perform (opsional) ofron një analizë domethënëse të efikasitetit, e cila nga ana tjetër krijon themelet për MAN Connected CoDriver, një stërvitje personale në distancë për drejtuesin direkt në vendin e tij të punës. Kjo do të thotë që potenciali i plotë i kursimit të Gjeneratës së re të Kamionëve MAN mund të përdoret shpejt dhe lehtë nga drejtuesit dhe sipërmarrësit.