
Sponsorizimi i sportit në MAN
Motivimi, fryma e ekipit dhe efikasiteti janë karakteristikat që lidhin MAN me cdo anëtar të grupeve të sponsorizuara. Kjo është arsyeja pse angazhimi ynë për ekipet e futboliit dhe sportet motorike ka filluar shumë vite më parë.
Si sponsorizues, MAN siguron që autobusi i një ekipi futbolli të jetë i një nivelit më të lartë se vetë skuadra.
Për sportet e dimrit që mbështesim ne sigurojmë transportin e paisjeve të sportistëve në liga dhe kampionate të ndryshme.
Transporti i tyre bëhet nën mbikqyrjen e profesionistëve tanë të transportit me një kujdes maksimal.

Sponsorizimi i Futbolli
MAN sponsorizon pesë klube të Bundesligës në Gjermani. FC Bayern Munich, Borussia Dortmund, VfL Wolfsburg, Borussia Mönchengladbach dhe Hamburger SV të gjitha skuadrat e këtyre ekipeve udhëtojnë me autobusët e ekipit MAN.
MAN gjithashtu sponsorizon klubin tradicional francez, Paris Saint-Germain kampionin mbretërtues në Francë.

Sportet dimërore
MAN mbështet sportin e skive. Skiatorët përdorin kamionin MAN TGX i cili ëshë i pajisur me rimorkio të veçantë, i cili mundëson transportin e sigurt të pajisjeve.
MAN është aleati më i mirë i ekipeve kombëtare të skive që garojnë në kushtet ekstreme të motit.

Sponsorizimi i Sportit në “Motor Sport”
MAN mbështet që prej vitit 2014 ekipin EKS Performance AB dhe Mattias Ekström me tërheqësit gjysëm rimorkio për transportimin e automjeteve të tyre garuese.
Prej një kohe të gjatë, MAN është një partner i rëndësishëm i automjeteve komerciale të Audi Sport, duke mundësuar transportin për automjetet DTM dhe LMP dhe të gjitha paisjet e garave.